Lajmet e fundit
Përkohësisht zhbllokohet Kuvendi

Përkohësisht zhbllokohet Kuvendi

Kuvendi i Kosovës është zhbllokuar përkohësisht dhe do të mbaj seancë të re parlamentare këtë të enjte pa pikat kontestuese siç janë formimi i komisionit hetimor për privatizimin e PTK-së dhe votimi i raportit qeveritar për privatizimin e PTK-së.

Me pajtimin e shefave të grupeve parlamentare është arritur në mbledhjen e kryesisë, propozim ky i kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Krasniqi tha pas mbledhjes së kryesisë se zhbllokimi i punës së Kuvendit është bërë vetëm përkohësisht në mënyrë që të miratohen disa projektligje të rëndësishme që kanë mbetur pa u shqyrtuar.

Ndërsa, pozita dhe opozita vazhdojnë të mbesin me qëndrimet e njëjta kundërshtuese rreth privatizimit të PTK-së.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Elmi Reqica tha se ata do të vazhdojnë të insistojnë futjen e raportit qeveritar për privatizimin e PTK-së në rend të ditës për t’u votuar javën e ardhshme.

Ndërsa, opozita vazhdon ta ketë pozicionin e pandryshueshëm që nuk do të pranoj votimin e raportit qeveritar pa formimin së pari të Komisionit Hetimor për procesin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.