Syri Vizionit në kuadër të projektit për “Zhvillimin e Istogut” që financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Syri i Vizionit në bashkëpunim me Komunën e Istogut ndau 20 grante për komunitetin e biznesit, OJQ-të si dhe shoqatat e bizneseve/fermerëve në Komunën e Istogut. Granti për Zhvillimin Lokal të Istogut synon të ndihmoj bizneset dhe agjentët tjerë zhvillimor që të përmirësojnë efikasitetin, rrisin konkurrencshmërin, shitjen dhe promovimin në nivel rajonal dhe vendor. Gjenerimi i punësimit dhe zhvillimi ekonomik lokal janë caqet tjera të rëndësishme.
Ne takim po marrin pjese perfaqesues te Zyres se Bashkimit Europian ne Kosove, Komunes se Istogut dhe perfituesit e granteve. Duke i’u shprehur falënderimin Zyrës së BE-së ne Kosove, donatorit, për mbështetje, z. Haki Rugova kryetar i Komunës “përshëndeti përfituesit duke ju uruar zbatim të suksesshëm duke thënë se përkrahja e drejtpërdrejtë e sektorit privat dhe organizatave që adresojnë zhvillimin është një hap konkret për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe punësimit në Istog”. Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Dardan Sadriu, theksoj se “ky është një projekt i rëndësishëm që ofron mundësi të reja për Istogun. Ndërhyrjet në infrastrukturë dhe përkrahja për sektorin privat forcon bizneset vendore dhe përmirëson konkurrencshëmrin ekonomike. Zyra e BE-së në Kosovë mbetet e përkushtuar që të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe social në Kosovë”.
Drejtori ekzekutiv i organizatës jo qeveritare Syri Vizionit, z.Veton Mujaj, faleminderoj të gjithë aplikuesit, rreth 60 sosh, dhe fituesit. Ai theksoj se “granti për zhvillimin të Istogut si sektorë prioritarë, mes tjerash, kishte: Zhvillimin e bujqësise dhe turizmit të qëndrueshëm; Zhvillimin e kapaciteteve prodhuese; Rritjën e ofertës turistike; Përkrahje për procesim; Promovimi i produkteve lokale..etj.” Ndersa u shpreh se “sikurse të kishin pas mundësi, të gjitha 60 propozimet do kishin deshirë ti përkhrahinin. Mënyra dhe modeli më e mirë për zhvillimi ekonomik dhe gjenerim të punësimit është përmes përkrahjes së bizneseve.”