Lajmet e fundit

Përkundër acarimit të raporteve, PDK e Ferizajt angazhohet për rritjen e investimeve qeveritare në komunë

Tani në kohën kur pritet të miratohet buxheti i shtetit për vitin vijues, është kohë kur komunat bëjnë lobimin e tyre për projekte të ndryshme dhe rritjen e investimeve. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin Komunal në Ferizaj, Gazmend Bytyçi, ka njoftuar se ka diskutuar me grupin parlamentar të PDK-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku është diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2016.

Bytyçi njoftoi se ata “Kërkuan dhe insistuan që projektet e propozuara nga Komuna e Ferizajt të mbrohen dhe të përkrahen edhe nga Grupi Parlamentar i PDK-së. Gjithashtu, bëmë presion pozitiv që Komuna e Ferizajt më në fund, të ketë Qendrën e Alarmimit dhe për këtë kërkuam që të shtohet numri i të punësuarve për këtë qendër shumë imediate”, raporton Indeksonline.

Po ashtu është kërkuar që në këtë projeksion buxhetor të hyjë edhe rruga me 4 korsi nga Prelezi i Jerlive, deri tek Fshati i Vjetër. Me theks të veçantë është kërkuar përkrahje për projektin e Spitalit Regjional të Ferizajt.

Gazmend Bytyçi sqaroi se PDK në Ferizaj është e interesuar të bëjë opozitë konstruktive, duke mbrojtur interesat e qytetarëve tanë, pa ngjyrime partiake, kur kemi të bëjmë me projektet kapitale me interes të përgjithshëm për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.