Gjatë një përleshje të armatosur mes trupave turke dhe militantëve kurdë, kanë mbetur të vdekur gjashtë militantë kurdë, ndërsa njëri nga militantët ka vdekur gjatë rrugës për në spital.
Përplasja e fundit ka shpërthyer në qytetin Cizre, pranë kufirit sirian, ndërkaq përleshja ka vazhduar edhe qytetin Dijarbakir, ku mbetën të vrarë tre rebelë kurd, transmeton Gazeta Blic.
Sipas të dhënave nga partia pro-kurde HDP, të patën 38 civilë janë vrarë gjatë operacioneve të fundit nga forcat e sigurisë.
Ndërsa, sipas mediave rreth 168 militantë të PKK-së janë vrarë.
PKK-ja është caktuar si grup terrorist nga Turqia, nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Europian.