Një numër i konsiderushem i qytetarëve janë mbledhur në qytetin kurd të Diyarbakir’it, duke protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Turqi.
Protesta ka eskaluar derisa policia ka përdorur gaz lotsjellës në drejtim të qytetarëve kurdë.
Mediat turke raportojnë se rrugët që dërgojnë drejt Diyarbakir’it janë bllokuar dhe protestuesit janë përleshur me policinë duke hedhur gurë në drejtim të tyre.
Ndryshe, në bazë të votive të numëruara deri tani në Turqi, partia e Erdoganit prin me 50.5 % të votave.
Deri tani, janë numëruar rreth 80 % e votave në Turqi. Partia Popoullore Republikane e cila shihej si pretendtja dhe rivalja më e fortë e partisë së Erdoganit, deri tani ka mbledhur 24 % të votave derisa partia pro-kurde deri tani ka 10% të votave.
Kryeministri dhe lideri i partisë AKP, Ahmet Davutoglu ka shkruar në Tëitter: “Falënderimi i takon Zotit”.
Ndërkohë gjatë ditës, dhuna ka shpërthyer në qytetin jug-lindor të Diyarbakir’it, ku policia ka hedhur gaz lotsjellër në drejtim të kurdëve të cilët janë përleshur me mbështetësit e Erdoganit.