Si pasojë e reshjeve të dendura dhe të pandërprera gjatë pasdites së të shtunës dhe gjatë orëve të para të së dielës, janë shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të Vlorës.
Policia njofton se janë përmbytur lagjet “24 Maji”, “Pavarësia” dhe “15 Tetori”.
Janë marrë masat për evakuimin e 8 familjeve nga shtëpitë që janë përmbytur në këto lagje.
Gjithashtu, policia njofton se në disa rrugë të qytetit, si “10 Korriku”, qarkullohet me vështirësi dhe se disa prej segmenteve që lidhin qytetin e Vlorës me Fierin, Orikumin dhe fshatrat përreth, janë të pakalueshme si rezultat i inerteve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. /TCH/