Reshjet e dendura të shiut, që kanë rënë në gjithë vendin, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe mungesë të energjisëelektrike në disa zona.
Vlora është një ndër qytetet që u gjend në ujë pas reshjeve të shumta trëna gjatë mbrëmjes së të shtunës. Reshjet e dendura dhe moti i keq me erë të fortë ka bërë që veç përmbytjeve të mungojë energjiaelektrike në disa zona në qytet. Energjiaelektrike mungon në Orikum dhe disa fshatra të Selenicës e Novoselës.
Po si pasojë e motit të keq, është pezulluar përkohësisht lundrimi i mjeteve të peshkimit në Portin e Vlorës.
Ndërkohë, më herët është raportuar për mungesë të energjisë elektrike në disazona të Lushnjes, po si pasojë e motit të keq dhe stuhisë që ka goditur zonën. /albeu.com/