Riintegrimi dhe punësimi i të rinjve si dhe mundësitë e migrimit legal për punësim të shtetasve të Kosovës ishte tema e konferencës për medie e organizuar nga GIZ.
Ambasadorja gjermane Angelika Viets theksoi se ka përpjekje të Qeverisë së Kosovës për arritjen e zbutës së papunësisë.
Kurse, ministri i punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se do t’i ndjekin përvojat e Gjermanisë për aftësimin, riintegrimin dhe punësimin e të rinjve.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se janë të përkushtuar që përmes arsimit cilësor të zgjidhen problemet e punësimit.