Veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit i është përmirësuar pak gjendja shëndetësore. Pas gjendjes të rëndë dhe gjakderdhjes që e shoqëroi disa ditë, ai sot edhe ka ngrënë.
Edhe familjarët e tij po ndjehen pak me të lehtësuar pasi që kryefamiljari ka arritur të forcohet pak. Derisa mjekët në QKU thonë se janë duke shikuar mundësinë që shumë shpejtë t’ia bëjnë gastroskopinë(incizim i lukthit).
Drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë, Zaim Gashi ka konfirmuar për KosovaPress s aktualisht, gjendja e veprimtarit Demaçi është stabile.
Gashi tregoi se janë duke shikuar nëse Demaçi do të mund të përballojë gastroskopinë, kështu që nesër pritet të marrin një vendim për këtë.
“Jemi duke i bërë disa konsulta me kardiologë e neurologë dhe jemi duke parë mundësinë për të bërën një gastroskopi. Nesër do të mblidhemi dhe do të marrim një vendim”, ka thënë Gashi, përmes telefonit.
Megjithatë, sipas drejtorit të klinikës, Demaçi njëherë nuk ka shenja të gjakderdhjes dhe ka filluar të pranojë ushqimin. G ashi tha gjaku i është kompensuar dhe tani gjendja është më stabile, krahasuar me atë në çfare është pranuar në Klinikë tri ditë më parë.
Derisa simboli i rezistencës kombëtare po kalon në një periudhë të vështirë të jetës, familjarët e tij po i qëndrojnë pranë gjatë gjithë kohës.
KosovaPress ka biseduar me bashkëshorten e Adem Demaçit, e cila ka thënë se ai(Demaçi) është forcuar pak sot.
“Sot është pak më mirë. Ka pirë edhe supë sot. Ka qenë shumë keq, tani po duket të jetë më mirë. Është i fortë ende. Ne po qëndrojmë me të gjatë gjithë kohës”, ka thënë bashkëshortja Xhemajlia.
Tri ditë më parë, Adem Demaçi u shtrua në Klinikën e Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai është pranuar në klinikë me vjellje-gjak dhe vështirësi në të folur. Aktualisht ai është nën përkujdesje të mjekëve të kësaj Klinike.
Veprimtari i çështjes kombëtare pati probleme me diabet dhe tensionit në vitin 2015.
Adem Demaçi i cili në shkurt mbush 80 vjet, 28 vjet të jetës së tij i ka kaluar nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë si i burgosur politik. Tërë jetën e tij Demaçi ia ka kushtuar çështjes kombëtare.