Lajmet e fundit

Përplasen fort Shefki Gashi e Sadri Ramabaja

Mospajtimet e asamblesë së Prishtinës kanë vazhduar në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.

Ballë për ballë me Shkodran Gajrakun, Shefki Gashi, asambleist i LDK-së dhe Sadri Ramabaja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, janë përballur lidhur me bllokadën në kuvendin komunal të Prishtinës, madje ata kanë kaluar edhe në tema nacionale.

Gashi e ka cilësuar kaotike gjendjen në asamble dhe udhëheqjen e Ahmetit si dështim.

“Ka 7 muaj që ka vazhduar kjo gjendje kaotike në asamblenë komunale të Prishtinës. “

“Skandalet më të mëdha i ka bërë kryetari i Prishtinës, nuk merr pjesë fare në mbledhje apo vjen vetëm 5 minuta.”

“Dy muaj nuk ka pasur seancë fare.”

“Shpend Ahmeti, po e shkatërron Prishtinën, asnjë projekt nuk e ka kryer”, ka shtuar Gashi, njofton Klan Kosova.

Ndërsa, asmableisti nga Lëvizja Vetëvendosje , Sadri Rambaja, i ka cilësuar injorantë asambleistët e LDK-së.

Ai ka theksuar se LDK-ja dhe PDK-ja po e dështojnë kryeqytetin dhe po bllokojnë punën.

“Është manipuluar me dijen politike të mangët të asamblistëve të LDK-së.”

“Zoti Gashi është krejtësisht “out” në rrafshin politik. Këta janë me nocione të mesjetës. Këta e kanë bllokuar punën. Dyshja Hamiti-Çelaj po funksionojnë shumë mirë, kanë dërguar asambleistë injorantë.

“Sentenca e LDK-së dhe PDK-së është dështimi i kryeqytetit, shkatërrimin e Prishtinës dhe zhvillimit të saj, ka përfunduar Ramabaja, njofton Klan Kosova.

Debati është zhvilluar në rrafshin edhe të politikës nacionale. Gashi i ka quajtur kriminelë deputetët që kanë hedhur gazlotsjellës në Kuvend, në anën tjetër Rambaja e ka cilësuar LDK-në bashkëpunëtore të pushtetit të Millosheviqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.