Pesë anëtarë të një familjeje janë plagosur në një aksident të ndodhur në rrugën e Rinasit të dielën pasdite.
Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të lënduar Klodiana, Xhuljeta, Neralda, Gridi dhe Matia Spaho, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Mësohet se tre prej tyre kanë marrë lëndime në kokë.
Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.