Përplasje e fortë ka ndodhur në mes pozitës dhe opozitës në emision debat të RTK-së me temën: “Kush ka të drejtë: Mazhuranca apo opozita”.
Në debatin që u shoqërua me tone të ashpëra në mes deputetëve të partive më pushtet dhe atyre të opozitës, ishin të pranishën nga PDK-ja, Hajdar Beqaj, ndërsa nga LDK Besa Gaxherri, kurse Fisnik Ismajli nga Vetëvendosje dhe Blerim Kuçi nga AAK-ja.
Opozita edhe njëherë tha se Qeveria Mustafa duhet të shkojë, derisa përfaqësuesit e pushtetit thanë se pushteti nuk mund të merret me dhunë.
Deputeti i PDK-së Hajdar Beqaj tha për çështjen e demarkacionit duhet të krijohet një komision, ndërsa Blerim Kuçi fajësoi Qeverinë se me marrëveshjen e nënshkruar ka humbur disa hektarë tokë.
Besa Gaxherri e LDK-së edhe njëherë kritikoi opozitën për përdorim të dhunës brenda instiucioneve duke i pamundësuar siç tha ajo, jetën institucionale. Sipas saj,nuk ka shkelje të Kushtetutës në rastin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Ajo ka fajësuar opozitën se nuk e ka kauzë Asociacionin dhe as demarkacionin, por marrjen më pushtetin më dhunë.
Deputetja nga LDK-ja, Besa Gaxherri bëri të qartë se nuk do të ketë zgjedhje deri në vitin 2018. ”Zgjedhje nuk do të ketë deri në vitin 2018 dhe Qeveria nuk mund të rërzohet vetëm pse i tekët dikujt. Kjo do të krijonte precedanë, por hajde të punojmë së bashku se nuk do të ketë zgjedhje deri në 2018-tën”, tha ajo.
Gaxherri replikojë disa herë me deputetin e VV-së, Fisnik Ismajlin, të cilat ia drejtoi një sërë pyetjesh. “Për çfarë shteti po flisni të cilin nuk e njehni, për cilën Gjykatë Kushteteuse po flisni, të cilën nuk e njihni ju dhe partia e juaj . Ju nuk e njihni as shtetin, as Kushtetutën dhe as flamurin. Prandaj, për çfarë kuaze shtëtërore mund të flisni”, u shpreh Gaxherri.
Ndërkaq, deputeti i VV-së, Fisnik Ismajli disa herë tha se kjo Qeveri duhet të largohet për shkak të shkeljes së Kushtetutës, derisa tha se është më institucionalist se sa këta që thirren në emër të instiucioneve.
Gjatë kohës debati është shoqëruar me tone të ashpëra në mes pushtetit dhe opozitës.