Lajmet e fundit

Përplasen Shqipe Pantina e Alama Lama rreth marrëveshjes së demarkacionit

Shqipe Pantina, deputete e Lëvizjës Vetëvendosje, ka thënë se me marrëveshjen me demarkacionin Kosova ka tokë.

Ajo në emisionin Politikë me Sejdi Demirin , në Tribuna Channel, ka pasur përplasje me deputeten e LDK-së Alma Lama, lidhur me marrëveshjen e demarkacionit.

Pantina ka thënë se në bazë të një dokumenti kanë parë se Kosova ka humbur shumë hektarë.

Nga ana tjetër , Alma Lama ka thënë se marrëveshja për demarkacionit ende nuk ka ardhur për ratifikim, dhe nuk do ta votojë në rast se Kosova do të humb tokë nga kjo marrëveshje.

Ajo për asociacionin ka thënë se duhet të diskutohet në Kuvend. Sipas, Lamës opozita nuk i ka lejuar të diskutojnë në Kuvend.

Nga ana tjetër, Pantina ka thënë që nuk është hera e parë që për çështje madhore ka bashkëpunuar opozita.

“Qëllimi ynë është që të bllokojmë brenda kuvendit, dhe do të përdorim edhe forma të tjera për të kundërshtuar marrëveshje të cilat janë në dëm të Kosovës”, ka thënë Pantina./Gazeta Tribuna/

Leave a Reply

Your email address will not be published.