Lajmet e fundit

Përplasje e re mes Turqisë e Rusisë – rusët gjuanë me armë anijen turke në Detin Egje

Është shënuar incidenti i dytë mes Rusisë e Turqisë pas rrëzimit të avionit rus në kufi me shtetin turk.

Bëhet fjalë për një përleshje të armatosur mes ushtarëve rusë, të cilët kanë gjuajtur në drejtim të anijes turke, në pjesën Veriore të Detit Egje.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ushtarët kishin gjuajtur në drejtim të anijes me mallra turke për të shmangur përplasjen me anijen ruse, raporton b92.

Ndryshe, raportet Rusi – Turqi u tensionuan pas rrëzimit të avionit rus, i cili kishte kaluar vijën kufitare të Sirisë dhe kishte hyrë në territorin turk. Moska ka paralajmëruar bllokimin e lëvizjes së lirë me Turqinë derisa ka arrestuar disa biznesmenë turq në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.