Gjatë takimit në Bruksel të lidervë të BE-së, ka ndodhur një përplasje mjaft e ashpër mes kryeministrit italian Matteo Renzi dhe kancelares gjermane Angela Merkel. “Ju bëni sikur dhatë shpirtin për BE-në, por në fakt fituar shumë nga kriza greke”,- i ka thënë Renzi Merkelit.
Ai i ka thënë se, ekonomia gjermane ka patur shumë përfitime pas rrënimit të ekonomisë greke. Renzi i ka përmendur blerjen e aeroporteve greke nga kompania gjermane “Fraport”, si një ndër përfitimet e Gjermanisë.
Por nuk ka qenë vetëm Renzi.
Kritika ndja Merkelit ka patur edhe nga Portugalia, apo Bullgaria.
Një ndër arsyet e debatit ka qenë edhe ndërtimi i linjës gazsjellëse ruso-gjermane North Stream.
Liderët europianë janë të acaruar me Merkelin pasi ka bërë një marrëveshje me Rusinë ndërkohë që gjithë Europa ka vënë sanksione ndaj Rusisë.