Rreth 60 parti do të jenë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013. Deri më 4 shtator kandidatët dhe partitë politike kanë kohë që të certifikohen për zgjedhjet e 3 nëntorit 2013. Aktualisht në KQZ janë të regjistruara rreth 60 që janë parti aktive në terren.
PDK ende s’ka prezantuar kandidatët e saj, derisa zyrtarët e saj të lartë po operojnë në terren nëpër degë.
Për shkak të përçarjeve nëpër degë, dhe mosarritjes së konsensuseve në terren, PDK-ja s’ia ka dalë dot deri më tani për të emëruar kandidatët e saj, shkruan “Bota Sot”.
LDK-ja ka emëruar uraganin e fitores në zgjedhjet e 3 nëntorit, por edhe katër komuna ende nuk kanë kandidatë, sikurse: Prishtina, Mitrovica, Klina, Graçanica.
Gjatë dy javëve të fundit nëpër degë VV-ja po zhvillon votime të fshehta, ku me votë sekrete po emërohen kandidatët.
Ramush Haradinaj, autoriteti absolut i AAK-së ka emëruar shumicën e kandidatëve në Kosovë. Behgjet Pacolli (AKR), ende po hamendet.