Lajmet e fundit

Personazhi më i përfolur i vitit, Blero flet për arsyet

Blero Muharremi është personazhi më i përfolur i vitit që lamë pas.

Krahas karrierës jeta private e këngëtarit të njohur ishte thuajse çdo ditë në fokus të medias rozë.

Ai thotë se puna e tij ka bërë që interesimi i medias dhe publikut të jetë i madh për të.

“Për mua do të thotë shumë puna që e bëj dhe projektet e mia të kenë sukses dhe të mbështeten nga publiku. Qështja e përfoljes vjen gjithmonë sepse kam punuar shumë dhe me punë ndodhin gjërat që njerëzve ju intereson të dinë, sidomos fansave. A jam personi më i përfolur në vend nuk e di realisht, por e di që nuk ka ditë që nuk shoh diçka për mua në media, tha këngëtari, i cili ka vendosur që në 2016-tën gjërat e tij private t’i ruaj për vete.

“Më ka penguar që jeta ime është përfolur natyrisht sepse kanë shkruar shumë gjëra të pavërteta por, në të ardhmen do të mundohem ta mbaj sa më privat”, shtoj Blero sipas të cilit nuk është aspak në interes të tij të përflitet sepse përfitim i sjell vetëm puna që bënë.

Ndryshe tri projektet e tij të publikuara gjatë vitit 2015-të, padyshim se janë ndër këngët me të pëlqyera të vitit që lam pas, ndërsa Blero ka premtuar së në 2016-tën do të dalë nga baladat duke paralajmëruar një projekt ritmik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.