Një person që barte një thikë në dorë ka terrorizuar blerësit në një qendër tregtare në qytetin anglez, Broomley.
Blerësit që gjendeshin qendrën tregtare “Glades”, kanë krijuar një gjendje paniku, pasi të rreshtuarit që prisnin për të blerë gjëra për festat e fundvitit, kanë filluar të vrapojnë papritur në orët e pasdites kur kanë parë personin e armatosur me thikë, transmeton K.P.
Policia ka arritur që ta arrestojë personin, që besohet të jetë rreth të njëzetave. Atij iu gjetën dy thika të mëdha dhe kishte pësuar lëndime në kokë, njofton Policia.
Policia tha se është vënë në kërkim edhe të një personi tjetër të dyshuar lidhur me incidentin. Ai besohet të ketë leshur një armë në tokë para se të ikte nga vendi i ngjarjes. /K.P/