Policia dje në mesditë ka arrestuar një të dyshuar pasi që në veturën e tij i është gjetur një sprej kimik.
Sipas njoftimit të Policisë i dyshuari ka qenë pjesëmarrës në protestat e opozitës që është mbajtur më 18 nëntor.
Sipas raportit të Policisë i dyshuari është arrestuar në sheshin “Skënderbeu” ku gjatë kontrollit në veturë është gjetur një sprej kimik me mbishkrimin CS – GAS.
“I dyshuari ka qenë pjesëmarrës i protestave të dhunshme, ndërsa në konsultim me prokurorin kompetent i njëjti dërgohet në qendrën e ndalimit”, thuhet në raportin 24 orësh.