Përveç mjeteve të forta që janë larguar nga rrugët dhe sheshet e Prishtinës, para fillimit të protestës së opozitës, tashmë edhe disa kontenier janë larguar nga rrugët në kryeqytet.

Largimi i disa prej tyre është bërë edhe në rrugën Agim Ramadani, Tringë Smajli dhe Qamil Hoxha, transmeton lajmi.net.

Për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe shesheve në kryeqytet janë përgjegjëse kompanitë të kontraktuar nga komuna e Prishtinës, por nuk dihet nëse edhe këta kontenierë janë larguar nga këto kompani.

Kubëzat, mjetet e forta dhe kontenieret janë përdorur shpesh nga protestuesit
