Lajmet e fundit
Pesë ditë fushatë për zgjedhjet e 1 dhjetorit

Pesë ditë fushatë për zgjedhjet e 1 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) i ka certifikuar të gjitha rezultatet përfundimtare për 37 komunat e Republikës së Kosovës në përjashtim të Komunës së Zveçanit, pasi që aty do të ketë përsëritje të votimeve në tri vendvotime.

KQZ-ja, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare e ka përcaktuar zyrtarisht 1 dhjetorin ditën e zgjedhjeve, ndërsa fushata për balotazh është caktuar të jetë 5 ditë nga e hëna e ardhshme deri të premten. Dita e shtunë është përcaktuar të jetë heshtja zgjedhore, kurse, e diela dita e zgjedhjeve.

Ndërsa, Florian Dushi ka thënë se mjaftojnë 5 ditë për secilin subjekt dhe kandidat.

Për 5 ditë fushatë ishte edhe anëtari tjetër i KQZ-së, Binak Vishaj, i cili tha se subjektet politike asnjëherë nuk janë ndalur duke bërë fushatë.

Më 1 dhjetor 2013 në garën për balotazh do të jetë Prishtina, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Klina, Kamenica, Mitrovica, Lipjani, Novobërda, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prizreni, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Graçanica, Parteshi, Ranillug dhe Kllokoti.

Komunat të cilat kanë pasur fitues në raundin e parë dhe që nuk do të ketë zgjedhje janë Deçani, Skenderaj, Gllogoci, Podujeva, Shtimja, Kaçaniku, Hani i Elezit, Fushë-Kosova, Istogu dhe Mamusha. /Koha/

Leave a Reply

Your email address will not be published.