Si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin dhe daljes së tij nga rruga, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murg të Skenderajt, sonte, rreth orës 17.30. Të lënduarit janë dërguar për kurim në QKUK në Prishtinë, ndërsa rasti është cilësuar si “aksident trafiku me lëndime”.