Lajmet e fundit

Pesë ushqimet që luftojnë kariesin e dhëmbëve

Kariesi ose gërryerja e dhëmbëve është një sëmundje e pashërueshme, por që mund të parandalohet. Përveç pastrimit të rregullt të dhëmbëve, ka edhe disa ushqime të cilat nëse i konsumoni rregullisht luftojnë këtë problem të dhëmbëve.

Arrat ri-ekuilibrojnë pH-në (aciditetin) e pështymës duke favorizuar rikalcifimimin e dhëmbëve.

Përdor mjaltë të papërpunuar, në vend të sheqerit. Mjalti përmban vitamina, minerale dhe përbërës të tjerë të dobishëm për gojën dhe dhëmbët.

Thuaji “po” perimeve të freskëta që pastrojnë sipërfaqen e dhëmbëve dhe të lejoni të kesh një gojë të freskët. Ato përmbajnë kalcium, fosfor dhe minerale të tjera që janë pjesë e përbërjes së dhëmbëve.

Konsumo kos me pak yndyrë. Cerealet integrale dhe leguminozat janë të pasur me zink ndërsa toni, merluci dhe salmoni kanë selen, dy elementë që të ndihmojnë të kesh dhëmbë të shëndetshëm e të bukur.

Përdor nëpër sallata vaj ulliri. Vaji i ullirit, veç shumë dobive, ka edhe vitaminë E që mbron mukozat e gojës dhe pengon shumëzimin e baktereve që shkaktojnë kariesin

Leave a Reply

Your email address will not be published.