Lajmet e fundit

Peticioni, kartë legjitimiteti (VIDEO)

Peticioni i partive opozitare kundër Zajednicës dhe demarkacionit me Malin e Zi, ka mbledhur afro 200 mijë nënshkrime të qytetarëve të Kosovës, por ato nuk kanë në plan të dorëzohen në ndonjë institucion për t’u shqyrtuar dhe vlerësuar.

Kjo pasi që opozita nuk e sheh të nevojshme që ato t’i dorëzoj në Kuvend, duke qenë se udhëheqësit e këtyre institucioneve sipas tyre janë ata që edhe i kanë krijuar këto marrëveshje.

Driton Çaushi nga partia më e madhe opozitare në vend, ka thënë se ky peticion është më shumë si një formë mbështetëse për kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve nga ana e opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.