54.829 nënshkrime të mbledhura për fushatën për liberalizim të vizave, sot do të bëjnë dorëzimin Fondacioni i Kosovës dhe partnerët e tij.
Peticioni do t’i dorëzohet përfaqësuesit të Zyrës së Bashkimit Evropian Samuel Zbogar në zyrat e EU Info Center në orën 14:00, ndërsa në orën 15:00 peticioni do t’i dorëzohet ministrit për Integrim Evropian, Bekim Ҫollaku, në zyrën e tij në ndërtesën e Ministrisë.
Fushata për liberalizim të vizave ka filluar në prill të këtij viti, përkatësisht me letrën e hapur që Shoqëria Civile ia ka dërguar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Frederika Mogherini-t. Fushata ka vazhduar me vendosjen e posterëve senzibilues në hapësirat e Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës me mesazh për pamundësinë e lëvizjes së lirë,si dhe nëpër të gjitha rrjetet sociale.
Fushata ka vazhduar aktivitetin e saj me peticionin online, i cili ka mbledhur afër 4, 000 nënshkrime. Në 7 komunat kryesore të Kosovës, është organizuar mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët. Atyre iu është dhënë mundësia që t’i dërgojnë edhe kartolina të personalizuara Zhbogarit dhe Çollakut për të shprehur pakënaqësinë lidhur me mohimin e së drejtës legjitime, asaj të lëvizjes së lirë.
Interesim për ta nënshkruar këtë peticion kanë shprehur 54.829 qytetarë ndërsa gjithsej janë dërguar 1.020 kartolina. Pjesë e fushatës është edhe një film dokumentar i cili pritet të shfaqet në tetor të këtij.