Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, në llogarinë e tij në Twitter ka treguar një sekret nga takimet mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Klan Kosova.
“A mund t’ju tregoj një fshehtësi? Vuçiqi ka qarë. Për besë, po. Ai ka dënesur në bisedimet në Bruksel për faktin se Kosovën e kanë humbur dhe Perëndimi është i padrejtë ndaj tij. Pastaj ka kërkuar më shumë lehtësira”.