Drejtori i Lëvizjes Fol, Petrit Zogaj ka reaguar pas raportimit të një portali se disa deputetë të pushtetit kanë ndërmarrë iniciativën që ta dërgojnë para Gjykatës Kushtetuese Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak se kjo parti qenka ekstremiste. Zogaj ka theksuar se kjo është çmenduria e radhës e deputetëve.
Ky është shënimi i tij i plotë:
Sic po shkruan nje portal, disa deputete te pozites do te marrin nje iniciative per ta nisur ne Gjykate Kushtetuese lenden e shpalljes se LVV organizate radikale dhe ekstremiste. Kjo po duket te jete cmenduria e radhes se ketyre deputeteve dhe dy partive ne pushtet. Po si na qenka ekstremiste LVV dhe te shpallet e tille, nderkohe qe, nuk jane dhe nuk u shpallen organizatat qe me te vertet jane ekstremiste. Rasti i Rojave te Ures ne Mitrovice?
Po si na qenka ekstremiste LVV, e nuk na qenkan ekstremist dhe luftues te shtetit te Kosoves te githe ata kryetar dhe institucione paralele ne Kosove, duke filluar nga Gracanica? Po si na qenka ekstremiste LVV per shkak te disa problemeve ne Kuvend e institucione, e nuk na qenkan ekstremist po njerezit ne ate Kuvend qe e kane denigruat shtetin e sapo krijum?
A ka bere LVV ne Kosove per shkak te protestave apo keto kastat tjera politike, qe me keqqeverisjen, krimin, korrupsionin dhe deshtimin e shtetit qe 16 vite? Si na qenka e mundur qe LVV te shihet demtuese e shtetit dhe te shpallet ekstremiste, e te mos shpallen te tillat si PDK dhe LDK? A LVV ka bere qe te kemi nivel te larte te korrupsionit?
LVV ka bere te kemi sherbime publike jofunksionale? LVV ka bere qe performanca ekonomike te jete nder me te keqijat ne rajon? LVV ka bere qe qytetaret te mos e shohin organizimin shteterore si dicka qe domosdoshmerisht duhet rregulkuar? LVV ka bere qe te mos kemi subjektivitet nderkombetar te konsoliduar? Ka bere qe te mos kemi liberalizim te vizave?
Po c’jane keta deputete te krisur qe e mendojne nje iniciative te tille? Kush i ka keshilluar keshtu? Qeveria? Partite ne pushtet? Dikush tjeter?
Lereni keto marrzia politike e merruni me ndonje ceshtje serioze ne kete vend se nje dite as juve nuk do te ju duhet ky shtet i deshtuar, e lere ma qytetareve.