Drejtori i Lëvizjes Fol, Petrit Zogaj ka ironizuar me intervistën që Hashim Thaçi e ka dhënë në Klan Kosova, tek Baton Haxhiu. Zogaj në një shënim në Facebook ka theksuar se tavolina e Zona e Debatit, është një hapësirë perfekte për objektet që Hashim Thaçi i kishte sjellë për t’i paraqitur si “armë të ftofta” të opozitës.
Ky është shënimi i tij i plotë në Facebook:
Sa e mire kjo tavolina ne Zona e Debatit ne KlanKosova-perfekt hapesire per objektet qe HashimThaci i paska sjelle: guret, kockat, vezet, shishet e xhamit e te plastikes. Edhe boll mire po ja shpjegon Batonit, e ky qysh po befasohet qe nuk e kane pa qe deputetet kane gjujte me shishe te xhamit.
Nejse, Batoni zakonisht kete debat e ka te enjteve, por sonte e paska zhvendos, me gjase per shkak qe Hashimi ka frike nga lartesite, e Zona B eshte shume e larte, ndersa ketu me poshte.
Plus Hashimi e paska marre me vete nje kocke te trotuareve, se di nese e ka marre me lejen e drejtorit te infrastruktures ose sic po njihet si i shqetesuari per nanat e deputeteve dhe per qenet njekohesisht.