Lajmet e fundit
PF: Kandidatët për asamblistë, vlerë kombëtare

PF: Kandidatët për asamblistë, vlerë kombëtare

Partia e Fortë ka prezantuar të mërkurën strukturën përbërëse të listës së saj të kandidatëve. Përmes kësaj strukture, PF parasheh t’i realizojë qëllimet e veta si dhe mbajtjen e suksesshme të pushtetit.

Sipas kryetarit të partisë, Visar Arifaj, shtatë kategoritë kryesore që do ta përcaktojnë edhe karakterin qeverisës janë dizajnerët grafik, ekspertët e teknologjisë informative, arkitektet, hulumtuesit nga shkencat sociale, njësia propaganduese, ekonomistët dhe menaxhuesit, artistët dhe zbavitësit.

“Përveç që tregojmë një organizim të mirëfilltë, me një kategorizim të qartë si ky, ne sigurohemi që pushteti ynë të etablohet, funksionojë efektivisht dhe të ketë jetëgjatësi në përputhshmëri me vullnetin dhe dëshirat tona”, theksoi Arifaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.