Lajmet e fundit

Pjesa e parë – Pa gola, shtyllë për Kosovën

Ka përfunduar pjesa e parë e vëllazërores Kosovë – Shqipëri me rezultat 0-0.

Sfida filloi me një atmosferë impmozante, ku u përshëndetën nga kombëtarja Armend Dallku dhe Debatik Curri.

Cana dhe Ujkani mbajtën fjalime para publikut të stërmbushur, i cili u emocionua, teksa të dy trajnerët sypatrembur e shikuan fillimin e ndeshjes me ftohtësinë maksimale, transmeton Telegrafi.

Sfida filloi me dominim në posedim për Kosovën, që rrezikoi me anë të Bernard Berishës, i cili i shkaktoi probleme djemve të De Biasit.

Në vazhdim u zhvillua lojë e balansuar, teksa Shqipëria vështirë po arrinte në portën e Kosovës. Në minutën e 32-të ishte Mërgim Brahimi i cili lansoi një raketë spektakolare nga jashtë zona, e cila përfundoi ne transverzalen e Etrit Berishës, një tjetër kosovar, por që luan për Shqipërinë.

Pas kësaj befasie dhe shtylle, sfida deri në fund të pjesës së parë përfundoi e qetë dhe pa gola. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.