Për të parandaluar transportimin ilegal të druve, Policia e Kosovës në Viti, ka nisur zbatimin e një plani operativ, i cili do të zhvillohet në të gjitha rrugët lokale dhe rajonale të Komunës së Vitisë. Këtë e ka konfirmuar komandanti pranë stacionit policor në Viti Agim Lipovica, i cili ka theksuar se ky plan ka për qëllim ndalimin e transportimit ilegal të druve nga prerësit ilegal të pyjeve në territorin e kësaj komune. Lipovica ka bërë të ditur se vetëm gjatë javës së kaluar janë identifikuar 3 raste të transportimit ilegal të druve, ku policia ka bërë konfiskimin e e tyre, ndërkaq ndaj transportuesve agjencioni i pyjeve të Kosovës në Viti, u ka bërë fletëparaqitje në gjykatë. Bazuar në të dhënat për periudhën janar-tetor 2015, Lipovica ka përmendur se brenda kësaj kohe janë shënuar gjithsej 22 raste të transportimit ilegal të drunjëve në territorin e kësaj komune. Ndërkohë që burimet e Plus TV-së, bëjnë të ditur se numri i transportuesve është më i madh, që po shfrytëzojnë rrugë alternative për bartjen e tyre deri tek blerësit. /PlusTv/