Policia në Gjenevë kanë arrestuar një person që dyshohet të jetë plaçkitësi më i madh i bankave në Kanada, i njohur si “Hapësi i Kasafortave”.
Plaçkitësi me dy shtetësi, franceze dhe amerikane, i identifikuar nga policia kanadeze si Jeffrey James Shulman, 53-vjeç, besohet të ketë plaçkitur 22 banka në Kanada nga 2010 deri më 2015.
Shulman ka qenë duke jetuar në Francë, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Policia në Ontario, raporton Reuters.
Ai u arrestua të martën në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar në emër të gjashtë shërbimeve policore kanadeze në lidhje me 21 plaçkitjet në pesë vjetët r fundit të ndodhur në Ontario dhe Alberta.
Shoqata e Bankave Kanadeze kanë ofruar 76,000 dollarë amerikanë shpërblim për informata që çojnë në arrestimin dhe dënimin e tij.
Policia e kishte vënë re Shulmanin duke ngarë makinën nëpër Gjenevë të martën dhe e arrestuan atë pa ndonjë incident. Ai pritet të ekstradohet në Kanada ditëve në vijim, ku mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
Malcolm Chivers, drejtor i korporatës për siguri të Shoqatës së Bankave të Kanadasë ka thënë se në Kanada gjatë vitit 2014 kanë ndodhur rreth 400 plaçkitje bankash.