Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Kristë Gjoka, komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë.
Sipas Gjokës një person është plagosur, ndërsa një tjetër është lënduar gjatë përleshjes para gjykatës që ndodhi në orën 9 e 45 të ditës së sotme.
Gjoka thotë se në lidhje me përleshjen janë arrestuar dy persona, ndërsa edhe janë konfiskuar dy armë zjarri.
Ai bën me dije se i lënduari dhe i plagosuri janë jashtë rrezikut për jetë.
