Prokurori i Shtetit në Bosnjë dhe Hercegovinë, Dubravko Campara, ka thënë se një grup radikalësh në Sarajevë që u arrestuan këtë javë, kishin planifikuar një sulm terrorist vdekjeprurës në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës më 31 dhjetor, natën e Vitit të Ri, me qëllimin për të vrarë sa më shumë njerëz të jetë e mundur.
Zyra e Prokurorisë në Bosnjë ka kërkuar një muaj paraburgim për tetë nga 11 të arrestuarit gjatë një operacioni policor më 22 dhjetor, transmeton KosovaPress.
Duke shpjeguar kërkesën për paraburgim, Campara për të parën herë konfirmoi se kishte informacione se ata planifikonin të realizonin sulm terrorist në natën e Vitit të Ri.
Të dyshuarit, dyshohet se planifikonin të vendosin një bombë në një veturë të policisë në një prej lokacioneve më të frekuentuara në Sarajevë