Në rrjetet sociale, ka nisur gallata me komentatorin e RTK-së, Skyfter Blakaj, që sot komentoi ndeshjen mes Shqipërisë e Serbisë.
Arsye e gafave, janë urimet që Blakaj i bënte për shokët që i gjendeshin në disa nga kafenetë e Prishtinës.
“Pesë euro urimi në RTK, veç trego në cilën kafe je”, ose “a mbet dikush pa u përshëndet në komentim”, janë disa nga statuset e shkruara në rrjetet sociale.
Ndryshe, Blakaj ka përshëndetur miqtë e tij që shikonin lojën live në RTK, pikërisht në momentet e aksioneve të djemve shqiptarë. Por, kjo assesi nuk e pengoi atë që të zgjidhte fjalë miradije për shokët.