Lajmet e fundit

Plotë 35 milionë euro për futbollistin “anonim”

Tek Inter po vazhdojnë të fërkojnë duart për një manovër të rëndësishme si shitja e Mateo Kovacic te Reali i Madridit.
Plotë 35 milionë euro pagoi klubi spanjoll për talentin që nuk ka shpërthyer asnjëherë dhe po kaq dyshime kanë tifozët “merengues” se kroati do të ngrihet vërtet në nivelin e fanellës, me të cilën u prezantua me bujë nga Florentino Perez.

Presidenti i Realit të Madridit u bind për të firmosur me mesfushorin e ri nën ndikimin e Rafael Benitez, trajnerin që vazhdon ta mbrojë edhe pse rezultatet dhe tifozët flasin kundër spanjollit. Mediat iberike mbi, gjithë të tjerët, po e cilësojnë një mister blerjen 35-milionëshe të klubit.

Në muajin e fundit, Mateo Kovacic ka luajtur vetëm 9 minuta, por para dëmtimit muskular të pësuar në tetor, ishte gati gjithmonë zëvendësimi i parë i Rafael Benitezit.

Ndeshja e fundit e kroatit ishte përballja ndaj Paris Saint Germain në Ligën e Kampioneve, e vetmja e kroatit në 6 impenjimet e fundit të Realit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.