Po qysh nuk jetohet pa viza! Nuk jeni ba merak kur kanë 10 për qind e popullsisë e po bëheni merak që nuk janë heq vizat. Bile marre është me pas këtë gajle, kur në Kosovë po jetojnë gjysma e popullsisë pa punë, e gjysma e saj, pa bukë dhe gjysma e kësaj mase po jetojnë pa shpresë për strehim.
E vetmja behone e kësaj pune, është se qeveria nuk do të mund të premtojë ta ulë papunësinë për vitin e ardhshëm, pasi nuk do të mund të emigrojnë me viza, nja 30-50 mijë të rinj nga Stokholmi në Barcelonë! Kjo është e vetmja humbje që po e përjeton dyshja Thaçi-Mustafa, që vjen nga paparashikueshmëria për uljen e papunësisë! Ata e kishin ndarë mendjen se do të zvogëlohej papunësia dhe me paratë që do ti merrnin nga tenderët e mëdhenj të shitjes së Kosovës për skrap, është goxha tronditëse, e dhimbshme, dhe neve (sipas tyre) duhet të ndihemi keq, që ata kanë pësuar, ne mazohistat duhet ti përulemi edhe më, dhe për sa kohë duhet të mësohemi që ne nuk kemi bërë sa duhet, nuk e treguam kujdesin e duhur! A nuk janë këta edhe të deleguarit e ndërkombëtarëve, të Brukselit, që i përmjerri si mos më keq!!! Mos deshtët ju që ne ti kërkojmë përgjegjësi këtyre njerëzve, që nuk duan të dëgjojnë për neve! JO, mos gaboni me i ngacmu e me i kërku llogari për viza, se krejtve na dëbojnë, veç vend nuk po gjojnë!