Skenar i seancave të fundit do të përsëritet në seancën e të hënës, ndërsa taktikat e opozitës tashmë dihen. Por, kryesia e Kuvendit ka në dispozicion sallën kryesore dhe atë rezervë për të mbajtur seancën.
Opozita, pavarësisht arrestimeve të deputetëve që përmes gazit lotsjellës ndaluan zhvillimin normal të punimeve në Kuvend, ata kanë paralajmëruar se prapë do ta përdorin atë brenda Kuvendit të Kosovës.
Kështu beson edhe Albert Krasniqi, nga Instituti i Kosovës për Demokraci, i cili njëherësh bën edhe monitorimin e Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, po vazhdon të thellohet kriza e krijuar ndërkohë që të vetmen zgjidhje e sheh dialogun.