Lajmet e fundit

Poetët shqiptarë në Montreal

Poetët shqiptarë në Montreal

Rikard Shpori, Kryetar i Bashkësisë Shqiptare Kebek në Montreal, fton poetët nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora në manifestimin e 28 Nëntorit.

Ilmi Tahiri poet nga komuna e Podujevës është një nga të ftuarit e Bashkësisë Shqiptare Kebek e Montrealit në Kanada, që të marrë pjesë në Festën e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit dhe 103 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë që organizohet nga Kryesia e Bashkësisë Shqiptare dhe kryetari i saj z. Rikard Shpori,  një manifestim i madh i kësaj dite të shenjtë të historisë sonë kombëtare, në këtë  manifestim janë të ftuar, poeti Ilmi Tahiri që do të përfaqësojë Kosovën, Arianita Hoxha  poete që do të përfaqësojë Shqipërinë, poeti i madh  i kombit 81 vjeҫari Guri Stefani, poeti Jani Papandile, poeti Arqile Zguro, poeti dhe sekretar i Shoqatës “Kombi” Artur Vrekaj dhe poetë të tjerë, pra takimi në mes poetëve nga Kosova , Shqipëria, Diaspora dhe Amerika organizohet nga kryetari i  bashkësisë shqiptare të Montreal Rikard Shpori dhe nga poeti e rilindasi ynë i madh Guri Stefani.

Më datën 29.11. 2015 do bëhet një takim i përbashkët me kryesinë  e Bashkësisë shqiptare në Monteal ku pritet të marrin pjesë edhe biznese të ndryshme të Montrealit, dhe më pastaj pritet që dita të vazhdojë me promovimin e librave, takime e njohje me lexuesit dhe njerëzit e tjerë, pra takime me mërgatën tone, me këtë pjesë të shkëlqyer të atdheut, ku do të takohen me poetët artistë që me penën e tyre përfaqësojnë vendin kudo që shkojnë.

Po ashtu ditën e tretë është rezervuar një takim tek komuna e Montrealit që nën organizimin e Kryetarit të bashkësisë shqiptare Rikard Shpori do të realizohet një takim i përbashkët në komunën e Montrealit me zyrtarët më të lartë të këtij qyteti e deputetë të zones, përfaqësues të parlamentit  kanadez si dhe përfaqësues nga ministria e turizmit kanadez. Ky është nderi më i madh që do na bëhet neve të gjithëve  si poetë, është ndër për ne dhe shtetet që përfaqësojmë, pra është nder dhe mikëpritje e rrallë që iu bëhet artistëve në këtë mënyrë  nga autoritetet kanadeze, që ne e vlerësojmë shumë , dhe me padurim mirëpresim shkuarjen dhe vizitën dhe takimet e tilla, që na japin shtytje dhe motiv edhe më të thellë që të japim tërë potencialin dhe energjinë tonë poetike si krijues letrar si poet dhe artist  në dobi të kulturës sonë kombëtare. Ne si përfaqësues të artit dhe kulturës sonë, po bëhemi urë lidhëse në mes shteteve dhe prezentues të mirëfilltë të artit poetik nëpër vende të ndryshme në botë, siç është këtu Provinca Kebek dhe Montreal, një qytet mikpritës i dashur, që respekton vlerat e gjithë të tjerëve, që respekton njerëzit e mërgatën tone, gjuhën kulturën traditat dhe vlerëson shtetet tona nëpërmes respektimit te njerëzve tanë këtu që tashmë janë pjesë e integruar e shoqërisë dhe shtetit Kanadez. Falenderojmë në emër të shteteve që përfaqësojmë autoritetet kanadeze  për gjithë mbështetjen e treguar për mërgatën tonë të dashur.

Ilmi Tahiri nga Podujeva ndihet shumë i vlerësuar nga bashkësia shqiptare që i bëri këtë ftesë me vlerë të madhe, ftesë që të përfaqësojë shtetin e Kosovës në këto takime në Kanada, në një vend mik të shtetit të Kosovës dhe popullit shqiptar. Është nder dhe krenari, puna ime si poet është vlerë e kombit atdheut shtetit të Kosovës është vlerë gjithë kombëtare dhe atdhëtare, është vlerë që vlerësohet nga të tjerët, është shpirti jone poetik, zëri i jone i fuqishëm, është pena e një poete të re që është shumë e vlerësuar brenda dhe sidomos jashtë atdheut, është jehona e një poeti që i thur me aq atdhedashuri vargjet për kombin dhe atdheun tonë të shtrenjtë, dhe një njeri poet që vlerëson plot atdhedashuri atdheun dhe kombin e tij. Me padurim po pres nisjen time jashtë atdheut si poet që do të përfaqësoj shtetin e Kosovës në këto takime me peshë historike, në këto takime ndërkombëtare poetike, vërtet është një nder dhe krenari dhe një e arritur e imja si poet në aspektin  e letërsisë bashkëkohore edhe në aspektin ndërkombëtar si poet .

të gjithë poetët e tjerë pjesëmarrës,që do të përfaqësojmë Kosovën Shqipërinë dhe Diasporën,që do të na jepet mundësia që të jemi më pranë lexuesit,si dhe lexuesit do të kenë mundësine të na takojnë nga afër,ne do ti pergjigjemi të gjitha pyetjeve që do të kemi nga lexuesit e komunitetit Shqiptar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.