Në Sidcup të Londrës, dy policë që po patrullonin gjatë turnit të natës, i ka zënë gjumi, ndërsa veturën në të cilën gjendeshin, ata e kanë parkuar në një vend të ndaluar.
Kalimtarët e rastit, kanë thënë se vetura ka qenë e ndezur gjatë tërë kohës, mbase për t’i mbajtur nxehtë.
Sipas The Sun, kalimtarët i kanë trokitur në dritare për t’i zgjuar, por më kot.
Nuk dihet sa ka zgjatur gjumi i këtyre policëve, që nuk kanë mundur t’i rezistojnë gjumit.