Një polic derisa ishte duke kaluar rrugës kryesore në Deçan, ka hasur në një sasi të hollash të cilat ishin në tokë.
Lidhur më këtë janë kryer procedurat e parapara ku është kontaktuar edhe prokurori i cili ka kërkuar nga policia që t’i njoftojë të gjithë qytetarët përmes medieve, përklatësisht personin i cili ka hubur paratë që të paraqitet në stacion të policisë për t’i tërhequr ato, raporton Gazeta Tribuna.
Nuk dihet sa është shuma e parave, por personi që pretendon që i takojnë ato duhet të dëshmojë se të njëjtat janë pronë e tij./Gazeta Tribuna/