Një gur i madh ka rënë në kokën e një pjesëtari të njësisë speciale të Policisë së Kosovës gjatë kohës sa mbështetësit e opozitës po protestonin sot para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Në xhirimet e KALLXO.com shihet qartë goditja që e mori polici në kordon.
Vetëm pajisjet mbrojtëse e shpëtuan atë nga më e keqja.