Pasiqë Hungaria e mbylli kufirin e saj me Kroacinë, mijëra refugjatë dhe emigrantë janë duke udhëtuar drejt Sllovenisë për të vazhduar tutje në vendet e BE-së.
Më shumë se 12 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin e Sllovenisë. Shumica e refugjatëve janë nga Siria dhe Iraku, të cilët largohen nga vendet e luftës. Përkundër temperaturave të ulëta, refugjatët nuk e kanë ndaluar rrugën e tyre për një jetë më të mirë, transmeton Gazeta Blic.
Në foto që është bërë nga fotografi Jeff J. Mitchell shfaqet një polic dhe një grup refugjatësh pas tij të cilët kalojnë kufirin nga Kroacia në Slloveni. Polici që përcillte turmën e refugjatëve shihet që ka kapur për dore një vajzë të vogël refugjate. Fotografia ka bërë bujë në rrjetet sociale.