Një banesë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, kukishte mbetur e ngujuar një femër. Ndërsa, një zyrtar policor duke u futur në banesë ka arritur që ta nxjerrë viktimën e lënduar nga banesa e përfshirë nga zjarri.
E lënduara si dhe zyrtari policorjanë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. Njësiti i zjarrfikësve ka arritur që ta lokalizojë dhe ta fikë zjarrin. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit janë duke u hetuar.