Një qytetar serb në Zubin Potok kishte tentuar t’i sulmonte zyrtarët policorë. Ai, u ndalua nga një patrullë e policisë përderisa me një automjet ishte duke transportuar dru për të cilat nuk kishte leje përkatëse.
Policia në raportin e saj thotë se i dyshuari pasi ishte ndaluar kishte ofenduar zyrtarët policor dhe kishte tentuar ti sulmoje.
Siç thuhet në raport me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe drunjtë janë konfiskuar dhe dorëzuar Agjencisë Pyjore të Kosovës./KosovaPress/