Në vazhdën e një operacioni ndërkombëtar kundër narkotikëve, policia ka bastisur dy shtëpi, njëra në Malishevë dhe tjetra në Maxharrë, me ç’rast gjatë bastisjes janë gjetur armë bënë të ditur zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha.
Ai tha se në një shtëpi në rrugën “Imer Krasniqi”, në Malishevë janë gjetur dy armë automatike, një kallashnikov AK-47 me numër serik 056027-88 me 50 fishekë dhe një armë automatike EN-MP5 me numër serik YU06922HI e kalibrit 9X19 mm me 21 fishekë.
Për hetime të mëtejme një person është arrestuar dhe po mbahet nën masën e arrestit policor për 48 orë.Ndërkaq në Maxharrë, në një shtëpi, gjatë bastisjes është gjetur një pistoletë me gaz e tipit “Bruni “ modeli 92 kalibri 8 mm. Armët e sekuestruara dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme tha kapiteni Berisha.