Lajmet e fundit

Policia belge arreston dy persona, kishin planifikuar sulme për Vit të Ri

Policia belge ka arrestuar dy persona, pasi dyshohen se kishin planifikuar të organizonin sulme në Bruksel gjatë festave të fundvitit.

Operacionet u zvilluan gjatë të dielës dhe të hënës në kryeqytetin belg dhe krahinat e Flemish Brabant dhe Liege. Gjatë bastisjeve forcat policore kanë sekuestruar veshje ushtarake, pajisje kompjuterike , por jo armë apo eksploziv.

Gjithashtu në banesat e tyre u sekuestruan edhe materiale që dëshmojnë propagandën e shtetit islamik dhe ekstremizmin e grupit.

Sipas autoriteteve vendase, të arrestuarit kanë pasur në objektiv të sulmeve vende të njohura të qytetit apo objekte simbolike të tij. Njëri prej të arrestuarve dyshohet si rekrutues kryesor i një celule terroriste.

Megjithatë paraprakisht policia belge deklaron se arrestimet nuk kanë lidhje sulmet tragjikë të Parisit ku 130 perona humbën jetën.

Që prej 13 nëntorit Belgjika ka qenë në gatishmëri të lartë , pasi disa prej autorëve mendohet se kishin bazën e tyre në këtë shtet.

Truri i sulmeve të Parisit Abde lhamid Abaaoud ishte shtetas belg, i cili kishte udhëtuar për të luftuar në Siri. Gjatë muajit nëntor, Brukseli ngriti në nivelin maksimal të alarmit, duke mbyllur për katër ditë universitete, shkolla, metro dhe biznese. Katër ditë heshtje dhe patrulla policie treguan qartë jo vetëm panikun e qytetarëve, por edhe rrezikun e lartë të sulmeve terroriste në zemër të Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.