Nëpërmjet një komunikate, Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes të shtuar në trafik, pasi në disa rrugë rajonale janë paraqitur vështirësi në qarkullim pas vërshimeve në disa qytete të Kosovës.
“Referuar gjendjes së paraqitur pas reshjeve dhe vërshimeve të ndodhura ne disa rajone, komuna, fshatra dhe zona të caktuara, Policia e Kosovës informon gjithë opinionin publik dhe pjesëmarrësit ne trafik, se ne disa rrugë rajonale dhe urbane janë paraqitur vështirësi ne qarkullim të automjeteve ne trafik”, thuhet në komunikatë.
Sipas Policisë, rugët në të cilat janë paraqitur vështirësi ne trafik janë disa rrugë të komunës së Gjakovës, Malishevës, Shtimes, Prishtinës, (një korsi afër rrethit të QMI-se) etj, si dhe disa rrugë ne fshatra të këtyre komunave, por edhe te disa komunave tjera.
“Me qëllim të shmangies së incidenteve dhe krijimit të sigurisë ne trafik, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit ne trafik që mundësisht të ju shmangen përdorimit të rrugëve ne këto zona ku mund të ketë vështirësi ne qarkullim dhe të përdorin rrugë alternative dhe më të sigurta ku nuk ka vështirësi për qarkullim të automjeteve nga reshjet e shiut.Po ashtu për shkak të të reshurave të shiut dhe prezencës së mjegullës së paraqitur ne disa zona, kërkohet që pjesëmarrësit ne trafik të kenë një vigjilencë më të shtuar, të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike. Policia e Kosovës ka shtuar prezencën policore ne komunikacionin rrugor dhe po vazhdon angazhimin e sajë ne realizimin e detyrave dhe përgjegjësive policore ne trafik, duke përfshirë edhe ri-orientimin e automjeteve ne rrugë alternative dhe më të sigurta për pjesëmarrësit ne trafik. Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit ne trafik për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar.”