Bora e fundit që ka mbuluar gjithë Kosovën, ka vështirësuar qarkullimin e komunikacionit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Klan Kosovën se shumica e rrugëve në vend janë të kalueshme. Hoxha ka thënë se në rrugët Pejë-Kullë dhe Pejë-Kuqishtë sasia e borës është më e madhe dhe në atë pjesë kërkohet që vozitësit t’i kenë pajisjet dimërore.
Hoxha ka kërkuar që shoferët të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që të iu shmangen aksidenteve të mundshme.