Në lidhje me ngjarjet e fundit të cilat ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës, ku u hodhën edhe bombola gazi në hollin e Parlamentit, sipas liderëve opozitarë dicka e tillë u ndihmua nga disa zyrtarë policorë të Kosovës.
Megjithatë dicka të tillë ka demantuar Policia e Kosovës, përmes n jë komunikate të lëshuar në ëebin e tyre zyrtarë të këtij institucioni transmeton Klan Kosova.
Sipas Shërbimit Policor të Kosovës, deklarata e z. Konjufca është tendencioze për të diskredituar profesionalizmin e Policisë së Kosovës.
Për më shumë lexoni se cfarë thuhet në këtë komunikatë:
Informacion sqarues i Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës njofton të gjithëopinionin e gjerë se shkrimet e publikuara sot në disa portale, që i referohendeklarimeve të shefit të grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje se kinsePolicia e Kosovës i ka ndihmuar në futjen e gazit lotsjellës në sallën eKuvendit të RKS-së, nuk qëndrojnë dhe nuk janë të vërteta.
Deklarata e z. Konjufca është tendenciozepër të diskredituar profesionalizmin e Policisë së Kosovës dhe në asnjërrethanë mjeti i dyshuar nuk është futur në seancë me ndihmën e Policisë sëKosovës, ashtu siç është deklaruar.
Deklarimi i tillë, po ashtu ka për qëllimtë krijojë konfuzion te qytetarët dhe opinioni i gjerë dhe kjo mund tëkonsiderohet një luftë speciale kundër Policisë së Kosovës.
Bazuar në kompetencat dhe autorizimetligjore që ka Policia e Kosovës, janë kryer të gjitha veprimet ligjore tëkontrollit ndaj të gjitha personaliteteve dhe nuk është hasur në asnjë elementapo mjet të dyshuar.
Ekziston mundësia e posedimit dhepërdorimit të këtij gazi lotsjellës, nga mbledhja e mbeturinave plastike tëmbetura nga gazi lotsjellës i përdorur më parë nga Policia e Kosovës, por qëmbeten të verifikohen të gjitha nga njësitet relevante policore, sepse mjetiplastik mund të mos jetë detektuar.
Ndërsa, sa i përket rrethanave dhe situatëssë krijuar në sallën e Kuvendit të RKS-së, ku është hedhur mjeti i dyshuar,Policia e Kosovës pas përfundimit të seancës në konsultim dhe koordinim meprokurorin kompetent do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore përhetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar.
Policia e Kosovës është duke ndërmarrëveprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar nësallën e Kuvendit të Kosovës.